Fier, 28-vjeçari arrestohet pasi dhunoi bashkëshorten

domestic-violence-shutterstock_161909123-2016.jpg

Një 28- vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë nga policia për ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në qytetin e Fierit. Ai ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.B, 22 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: Klaudi Muka, 28 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.B, 22 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/2/4 i Kodit Penal”, thuhet nw njoftimin e Policisw sw Shtetit.

scroll to top