fbpx

Polici privat plagos kolegun me armën e shërbimit

pistolete-1.jpg

Një punonjës i policisë private në Fier është plagosur nga kolegu i tij me armë zjarri.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur të hënën, 24 dhjetor 2018, gjatë momentit të ndërrimit të turneve.

“Shtetasi A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF, në ambientet e zyrave të SHPSF-së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF. Neni 92 i Kodit Penal” sqaron policia.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *