Fier/ Rrepet shekullore rrezikojnë qytetarët dhe automjetet

Screenshot_3-9.jpg

Rrepet 120-vjeçare kanë padiskutim shumë rëndësi shkencore, sidomos biologjike dhe ekologjike. Ndodhen në të dalë të qytetit të Fierit, ku disa prej tyre janë dëmtuar gjatë punimeve për zgjerimin e rrugës automobilistike.

Shumë qytetarë theksojnë se shumë nga këto rrepe rrezikojnë të thyhen, por bëhet me dije se ka patur raste që ndonjë degë e këtyre pemëve mund të ketë sjellë dëme të mëdha të automjeteve.

Gjithashtu, edhe qytetarët rrezikohen kur kalojnë poshtë tyre, pasi nga momenti në moment mund të shkëputen ndonjë pjesë e dëmtuar. Gjithsesi, e mira do ishte që pemët të kontrollohen dhe të priten vetëm pjesët e thara ose të dëmtuara për të mos sjellë dëme materiale apo edhe njerëzore.

Më poshtë, gjeni një video të dërguar nga një qytetar në faqen e ‘Real News’. /real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303