fbpx

 Fieri / Numër i lartë infektimesh , Alarmi i mjekut: Nuk respektohet karantina

spitali-urgjenca-570x410.jpg

Fieri është në zonën e kuqe të Ministrisë së Shëndetësisë për rastet e shumta të infektimeve nga Covid-19 në dy muajt e fundit.

Presidenti i Urdhrit të Mjekut në Fier thotë se numrin i lartë i infektimeve lidhet direkt me mos respektimin e karantinës nga të infektuarit.

Besnik Brahimaj tha se qytetarët përfitojnë nga mungesa e tamponëve dhe megjithëse pjesë e zinxhirit të kontakteve, ata nuk izolohen madje shkojnë edhe në punë.

“Kjo tregon se karantinimi nuk po bëhet siç duhet. S’ka rëndësi tamponi, duhet ruajtur zinxhiri i kontakteve”, thotë ai.

Sipas Brahimajt detyrimi për karantinim i personave të kontaktit me pacientin e infektuar nuk është sqaruar as nga Këshilli Teknik.

“Kjo është e keqja se edhe nga vetë Këshilli Teknik kjo nuk është sqaruar tamam”, thekson ai.

Brahimaj ka treguar eksperiencën e tij personale pasi kaloi koronavirusin. Si pacient dhe si mjek ai  ka një porosi për qytetarët, të ruajnë qetësinë.

“Me ndihmën e doktoreshës arrita ta përballoj pa vështirësi të mëdha. Qytetarët të mos kalojnë në panik nga koronavirusi”, thotë ai.

Edhe pse qyteti i Fierit renditet menjeherë pas Tiranës për numrin e lartë të infektimeve, Brahimaj thotë se situata në këtë qytet është nën kontroll.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303