fbpx

FIFA i vjen në ndihmë federatave të futbollit, ja shuma që do të përfitojë FSHF-ja

5554289_7.jpg

Në këtë kohë krize pandemie nga Covid-19, FIFA ka vendosur ti vijë në ndihmë federatave të futbollit.

Në ditët e ardhsme do të shpërndahen 150 milionë dollarë për 211 federata.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino u shpreh:

“Është detyrë e FIFA-s për të mbështetur ata që kanë nevojë urgjente. Do të nisim duke i dhënë ndihmë të menjëhershme federatave tona, shumë prej të cilave po kalojnë vështirësi serioze financiare. Ky është hapi i parë i një plani të gjerë që do të zhvillojmë për t’iu përgjigjur emergjencës që ka përfshirë të gjithë komunitetin futbollistik”

Secila nga federatat duke përfshirë edhe Federatën Shqiptare të Futbollit do të përfitojnë 500 000 dollarë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303