fbpx

FIFA pezullon projektin ambicioz të Botërorit të Klubeve

infantino.jpg

Ideja dhe projekti ishin shumë ambicioz, por kundër i doli UEFA dhe Shoqata e Klubeve Europiane. Kjo e ka detyruar FIFA-n që të shtyjë reformën për Botërorin e Klubeve.

Gianni Infantino, Presidenti i FIFA-s, vendosi që ta lërë pezull projektin, edhe pse ishte parashikuar që turneu të zhvillohej në fillim të verës.

Fakti që ngjason shumë me Champions League ka bërë që në Evropë të shihet me xholezi, edhe pse pritej që komptecioni të sillte miliarda euro të ardhura.

Një super ofertë e një shoqate ‘bujare’, e cila ka propozuar 25 miliardë dollarë për të menaxhuar të drejtat e projektit, duket se mund t’i ndryshojë qëndrimet. Pritet që marsin e ardhshëm Këshilli Administrativ i FIFA-s të mblidhet në Miami për ta ridiskutuar edhe një herë. Mbete për tu parë nëse ideja e madhe e Infantinos do të realizohet sezonin e ardhshëm futbollistik.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *