Fifi flet për fituesin e Këngës Magjike: Flori Mumajesi e meritonte atë çmim

Screenshot_7-11.jpg

Të shtunën u mbajt finalja e shumëpritur e “Kënga Magjike” ku mes shumë artsitëve të njohur fitoren arriti ta marrë Flori Mumajesi me “Plas”.

Ndërkohë çmimin e publikut arritën ta merrnin Fifi dhe Mc Kresha me “Psikopatja jote” dhe duket se fitorja e Florit nuk u ka pëlqyer disa prej fansave të këngës së  dyshes së njohur.

Pas kësaj Fifi ka reaguar me një postim në Instastory ku shkruan se Flori e mertionte plotësisht fitoren dhe ajo ndihej krenare për aq sa ishte vlerësuar kënga e saj dhe tekstet e shkruara nga ajo për Era Rusin, Wendi Mancakun etj.

“Nanusha… Të paktën ju që më ndiqni mua, po edhe ju të tjerët që do e shihni rastësisht … Arti në përgjithësi është çështje shijesh dhe në asnjë moment nuk dua të shpërndani as energji e as komente negative… Me dinjitet dhe plot meritë, Flori Mumajesi e meritonte atë çmim për super këngën që solli jo vetëm këtë vit në festival, po për artistin që është dhe muzikën që na ka sjellë ndër vite… Ndërkohë unë dje isha fituese 5 herë… Për çdo tekst e këngë që ishte në finale shkruajtur apo kompozuar nga unë… Dhe unë jam shumë e lumtur që ju e morët  këngën time me Mc Kreshën dhe e shndërruat në hit… Kaq më mjafton, e them me ose pa modesti, sido që ta quani ju… Ju jam falenderuese” – shkruan Fifi në postimin e saj

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303