fbpx

‘Fiksim’ shqiptarësh/ Igli Tare gjithçka për Marash Kumbullën, ja ç’po ndodh

E ardhmja e talentit shqiptar, Marash Kumbulla, është ende e paqartë dhe këto janë orë vendimtare.

Lazio e ka patur në vëmendje 20-vjeçarin që në muajin dhjetor, kishte madje edhe një marrëveshje paraprake me Veronën, por gjërat ndryshuan shumë shpejt.

Kumbulla vazhdoi të dhuronte performanca të shkëlqyera dhe çmimi u rrit. Edhe nga interesimi i Interit, që ofroi 25 milionë euro plus bonuse të tjera, shumë që do të paguhej me këste në 2 vjet.