fbpx

Fillim viti i mbarë për Michael Schumacher

960.jpg

Piloti gjerman pësoi lëndime të mëdha gjatë një aksidenti me ski më 29 dhjetor të vitit 2013. Që atëherë ai ka qenë në koma, por kohët e fundit shëndeti i tij duket se është përmirësuar dhe këtë sapo e konfirmuan edhe familjarët.

Bashkëshortja e drejtuesit historik të garave me makina të shpejta zbuloi për gjithë botën gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher.

Corinna sqaroi se, pesë vite pas aksidentit gjatë kohës që bënte ski, ikona e “Formula One”  është rikuperuar plotësisht, megjithatë mjekët dhe familjarët janë pranë tij në çdo moment.

“Michael është krenar për atë që ka arritur, po ashtu edhe ne. Për këtë arsye do të ndajmë kujtime në profilet e rrjeteve sociale. Të jeni të sigurt se ai është në duart më të mira dhe se ne po bëjmë gjithçka për ta ndihmuar. Ju lutem na kuptoni nëse mbajmë një çështje kaq delikate sa shëndeti në privatësi”, shkroi Corinna./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *