fbpx

Fillimi i plazhit/ Kryeministri Rama vjen me njoftimin urgjent, tregon me video: Aplikoni në…

Teksa çështja e plazhit në këtë kohë pandemie është bërë një çështje shumë e ndjeshme, Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë ka ftuar të gjithë ata biznese që duan të ushtrojnë aktivitetin e tyre nëpër plazhe, që të aplikojnë për leje.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë theksoi se aplikimi duhet bërë për të garantuar sa më shumë siguri në mbrojtjen e shëndetit.

MESAZHI I RAMËS

🟢 Në e-Albania 👉 https://e-albania.al/, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË SIGURI NË MBROJTJEN E SHËNDETIT DHE PËR TË MOS LEJUAR MË ZAPTIMIN E PLAZHEVE QË PËR 30 VJET U KA NXIRË PUSHIMET NJERËZVE TË KËTIJ VENDI

🟢 Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.

Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni📲

🟢 Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike

Ndiqni videon e mëposhtme me të gjitha sqarimet e nevojshme!👇

Zero kosto, zero ecejake, zero rryshfet!

Me https://e-albania.al/, sezon të mbarë turistik 😊