fbpx

“Fillon një sfidë e re”. Zgjidhet në krye të AKU Bledar Skënderi

Është zgjedhur sot në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Bledar Skënderi ish-anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Skënderi i cili, teksa ka falënderuar personat që besuan tek ai, ka shtuar se kjo është një sfidë personale për të përmirësuar dhe garantuar sigurinë ushqimore në vend.

Postimi i plotë:

Pas një periudhe 4-vjeçare si anëtar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve,fillon një detyrë dhe sfidë e re! Në krye të Autoritetit Kombëtar të ushqimit!

Do falenderoj të gjithë ata që më besuan dhe ngarkuan një detyrë të bukur dhe të vështirë! Një sfidë edhe personale për të përmirësuar dhe garantuar sigurinë ushqimore në vend!

Cdo fillim është i vështirë por me mbeshtetjen e kolegëve dhe stafit të AKU në vend besoj që do bëjmë më të mirën!