29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Fillon procesi për ekstradimin e shefes së Huawei

spot_img

Kanadaja do të lejojë ekstradimin e shefes së financave të kompanisë Huawei, Meng Wanzhou, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por gjithsesi gjykata do të thotë fjalën e fundit.

Muajin e kaluar, Departamenti amerikan i drejtësisë ngriti disa akuza penale kundër kompanisë “Huawei”, të cilat përfshijnë mashtrimin bankar, pengimin e drejtësisë dhe vjedhje të teknologjisë nga kompania amerikane T-Mobile.

Meng Wanzhou, e cila është edhe vajza e themeluesit të kësaj kompanie kineze, u arrestua në Kanada me kërkesë të Amerikës për shmangie te sanksioneve kundër Iranit.

Pas njoftimit për mundësinë e ekstradimit, ka reaguar edhe ambasada kineze në Kanada që është shprehur e pakënaqur, ndërsa vijon ta quajë arrestimin e Wanzhou si politik.

Departamenti i Drejtësisë kanadeze kishte mundësi deri dje që të vendoste nëse çështja e ekstradimit t’i kalonte gjykatës.

Tashmë gjykata do të shqyrtojë kërkesën e SHBA-ve bazuar në traktatin mes këtyre dy vendeve për ekstradim dhe nuk pritet refuzimi i kërkesës./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat