Filmat që e bënë të pavdekshëm/ Gjergj Xhuvani, regjisori që e çoi Shqipërinë në Kanë

Ndarja nga jeta sot e regjisorit, skenaristit dhe producentit shqiptar, Gjergj Xhuvani, është një humbje e madhe për artin shqiptar në përgjithësi. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë dhe në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.

Filmografia

Si regjisor: Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri; Lindje, perëndim, lindje – (2008); I dashur armik – (2004); Parullat -(2001); Funeral Business – (1999); Dashuria e fundit – (1995); Një ditë nga një jetë – (1994); E diela e fundit – (1993); Bardhë e zi – (1991)

Si skenarist: Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri; I dashur armik – (2004); Parullat -(2001); Funeral Business – (1999); Dashuria e fundit – (1995); Një ditë nga një jetë – (1994); E diela e fundit – (1993); Bardh e zi – (1991)

Si producent: Funeral Business – (1999); Një ditë nga një jetë – (1994)

Si aktor: Edhe ne luftuam – (1981) (TV); Hije që mbeten pas – (1985)

Xhuvani ndërroi jetë sot në një spital të Romës. Ai ishte i martuar me aktoren Luiza Xhuvani.