Filmi “2 Gisht Mjaltë”, tani dhe në kinematë e huaja

Filmi “2 Gisht Mjaltë” prej disa ditësh është transmetuar në të gjitha kinematë në Shqipëri,  ndërkohë së fundmi është lajmëruar se do të kalojë kufijtë e trevave shqiptare.

Një nga protagonistët kryesorë të filmit, moderatori i njohur Ermal Mamaqi, përmes një postimi në Instagram ka treguar publikisht se së shpejti komedia “2 Gisht Mjaltë” do të jetë në të gjitha kinematë e Turqisë.

Rikujtojmë se protagonistja tjetër e filmit në fjalë është këngëtarja e njohur Elvana Gjata, ndërkohë vlen të theksohet se pjesë e kastit janë aktorë të njohur si: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Ervin Doko, Eglein Laknori, etj. Ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk Emir Khalilzadeh.