fbpx

Filmi për jetën e Ibrahimoviç, dy shqiptarë pjesë e kastit të aktorëve

IMG_20200922_044556.jpg

Zlatan Ibrahimovic do e shohim së shpejti si aktor protagonist edhe në kinema, jo vetëm në fushën e blertë. Sipas mediave italiane, Lucky Red ka njoftuar se do të merret me shpërndarjen e filmit “I am Zlatan”, që do të përshkruajë të gjithë jetën e futbollistit suedez.

Jakob Beckman dhe David Lagercrantz janë skenaristët e filmit, që do të bazohet tek autobiografia “I, Ibra”, që është shkruar nga Zlatan dhe Lagercantz.

Regjisor i filmit do të jetë Jens Sjorgen, ndërkohë që pjesa më e veçantë qëndron tek aktorët. Është mësuar se aktorët që do të luajnë rolin e Ibrahimovic janë me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për Bajraktari Andersson që do të luajë rolin për periudhën e jetës së Zlatan nga 7-13 vjeç dhe Granit Rushiti nga 17 deri në 23 vjeç.

Zlatan është përfshirë vetë në këtë projekt, duke ndihmuar në shkrimin e skenarit, për të cilin kanë nisur edhe xhirimet në Suedi dhe do të përfundojnë në Amsterdam.

Mendohet që filmi të dalë në kinema vjeshtën e vitit 2021.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303