Filmi turk “Mrekullia në Qelinë e 7-të” nominohet për Oscar

li1.jpg

Filmi i famshëm turk që përloti shumë njerëz gjatë periudhës së karantinës, “Mrekullia në Qelinë e 7-të”, është nominuar për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Në njoftimin nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, një juri e përbërë nga 16 persona në të cilën gjenden përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe përfaqësues tjerë të kinemasë në vend, në Akademinë e 93-të Çmimeve “Oscar” kanë nominuar kandidatin e Turqisë për çmimin në kategorinë e Filmit më të mirë Ndërkombëtar.

Juria vlerësoi 23 filma që kanë aplikuar ndërsa ka zgjedhur filmin “Mrekullia në Qelinë e 7-të”. Filmi i vitit 2019 tërhoqi vëmendjen e artdashësve në Ballkan, e veçanërisht në mesin e shqiptarëve.

Aktorët e filmit të famshëm janë Aras Bulut İynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, İlker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal, Yurdaer Okur si dhe shumë të tjerë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303