fbpx

Finalizohet operacioni, policia arreston 58-vjeçarin dhe procedon penalisht kryeplakun e fshatit, arsyeja e rëndë

POLICI.jpg

Policia ka arrestuar një 58-vjeçar si autor të dyshuar të tentativës për kultivim kanabisi dhe ka proceduar penalisht kryeplakun e fshatit Ibë e poshtme.

NJOFTIMI I PLOTË

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bërzhita”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. S., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Ibë e poshtme, janë gjetur fidanë të mbjellë, të dyshuar si cannabis sativa dhe në afërsi të tyre është konstatuar shtetasi P. S., i cili ka tentuar të largohet, por është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303