fbpx

Finalja e Kupës, FSHF jep njoftimin e rëndësishëm

FSHF ka nxjerrë një njoftim ditën e sotme në lidhje me ndeshjen mes Teutës dhe Tiranës. Në status bëhet me dije se ndeshja do të luhet me tifozë, sigurisht me numër të reduktuar.

“Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin “Air Albania”.

FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës.”, thuhet në njoftimin e FSHF.