fbpx

Firmat për peticionin, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në një tjetër qytet

Vazhdon rrugëtimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në qëllimin që i ka vënë vetes, atë të rindërtimit të godinës së teatrit ashtu siç ishte.

Ditën e sotme firmosja e peticionit është bërë në qytetin e Lushnjës.

Aleanca për Teatrin i ka bërë thirrje qytetarëve të firmosin peticionin. Ndërkohë, regjisori Edmond Budina theksoi se artistët dhe qytetarët po ngrenë rezistencën dhe protestën.

“Ne nuk jemi për të bërë parti të re. Jemi për të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare. Jemi këtu që të bashkojmë të gjithë qytetarët”, tha Budina.