fbpx

Firmat për peticionin, Aleanca për Teatrin vazhdon protestat në një tjetër qytet

Screenshot_17-9.png

Pas protetave të zhvilluara në Tiranë dhe asaj në Durrës pasditen e djeshme, Aleanca për Teatrin vazhdon qëndresën e saj në qytete të tjera të vendit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvendoset sot në Shkodër, për të mbledhur firmat për peticionin për rindërtimin e teatrit aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Protesta e radhës do të jetë para Teatrit Migjeni në Shkodër në orën 17:00, ndërsa pritet që në ditët e tjera kjo protestë të zhvendoset në çdo qytet të Shqipërisë, ashtu siç Aleanca ka paralajmëruar.

Pritet që Aleancës t’i bashkohen në protestë edhe qytetarë dhe aktivistë, të cilët nën logon “Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht” do të sensibilizohen me artistët që ishin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303