Firmoset urdhër-arresti, policia kërkon Gruevskin

Ministria e Brendshme maqedonase ka firmosur urdhër arrestin për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Urdhër arresti është firmosur pas njoftimit nga Gjykata Penala që nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin Nikolla Gruevski për t’i dorëzuar vendimin që menjëherë të paraqitet në burg, raporton Alsat

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dhënë urdhër për arrestimin e Nikolla Gruevskit dhe në datë 12.11.2018 në ora 16:30 e dorëzoi në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup dhe ka kërkuar njoftim për urdhërin e arrestit. Menjëherë pas dorëzimit, MPB-ja vepron sipas kërkesës”.

 

Lër një koment