fbpx

Fitoi betejën me COVID-19, i moshuari rrëfen vështirësitë që kaloi: Isha rëndë, erdha…

Një 74-vjeçar nga Shkodrra, Nexhip Kraja ka rrëfyer vështirësitë që ka kaluar gjatë betejës me COVID-19.

 “Jam 74 vjeç dhe nuk kam pirë kurrë ilaçe. Kjo ishte hera e parë. Nuk e di si e kemi marrë. Ishte shumë e vështirë. Kisha kollë, temperaturë, edhe marrjen e frymës.

Kemi ardhur direkt, në Tiranë. Morëm në telefon 127, na bënë tamponin dhe na nisën në Tiranë. Në dhomë kam qenë me bashkëshorten. Shërbimi te Infektivi ishte i mirë. Infermierët na kanë ndenjur te koka gjithë kohën”, tha ai.

Më tej Nexhipi rrëfen se tashmë ka nisur jetën normale dhe ka filluar të lëvizë nga pak. Megjithatë ai thotë se nuk ka më energjitë që kishte para se të infektohej, pasi ka kaluar një gjendje të rëndë.

“Unë kam filluar të dal të blej ndonjë gjë për shtëpinë. Unë dal pa maskë dhe doreza. Jam i lodhur, nuk e kam atë energjinë që kam pasur përpara. Në spital kemi qenë 16 ditë”, tha ai.