fbpx

Fitoi betejën me koronavirusin, mjeku Kraja rikthehet te Infektivi

mje-1.png

Profesor Dhimitër Kraja është një ndër personat që ka fituar betejën me koronavirusin. Por asgjë nuk e ka ndalur atë për t’u rikthyer pranë kolegëve të tij në vijën e parë të frontit të luftës ndaj COVID-19.

“Rikthimi i Profesor Dhimiter Kraja, ishte gëzim dhe motiv per ne ! Një personalitet që populli duhet ti jetë shumë mirënjohës, dhe ne të nderuar që e kemi mes nesh ! Je personalitet”, shkruan Çomo.

Dhimitër Kraja, pranoi të kthehet në detyrë edhe pse kishte dalë në pension, pasi shpërtheu epidemia e koronavirusit në vend. Por, teksa shërbente në pavionin ku kaloi shumë vite të jetës së tij, Kraja u infektua me Covid-19. Fatmirësisht mjeku ia doli, ndërsa pasi u shërua u rikthye përsëri te Infektivi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303