Fitoi ndeshjen, por gjesti i tij vlen më shumë se fitorja

Tyson Fury është zotuar se do të dhurojë për bamirësi 8 milionë dollarët që ai fitoi në ndeshjen kundër  Deontay Wilder. Ish kampioni i peshave të rënda tha se ai do t’i jepte fitimet e tij për të ndihmuar të pastrehët. Ai tha para ndeshjes: “Do t’ia jap të varfërve dhe do të ndërtoj shtëpi për të pastrehët.

Nuk kam shumë nevojë për to, nuk jam i interesuar të bëhem milioner apo miliarder. Unë jam një boksier jo një biznesmen dhe unë ndoshta do të shkoj në të njëjtën rrugë si çdo boksier tjetër. Nuk do marr asgjë me vete, kështu që unë mund të bëj diçka me to dhe të ndihmoj njerëzit që nuk mund të ndihmojnë vetveten”. Fury, nga Mançester, luftoi me drogën dhe alkoolin, si dhe problemet e shëndetit mendor para rikthimit të tij të shtunën.


Ai tha: “Do të ndërtoj disa shtëpi për të pastrehët dhe do të krijoj fonde për të varurit nga droga dhe alkoolistët. Me të vërtetë kam hapur sytë për shumë gjëra dhe unë po bëhem një person më i mirë. Ka shumë njerëz të pastrehë në rrugë këtu, më shumë se kurrë që kam parë në jetën time.
gjithashtu ai shtoi, se fëmijët e tij duhet t’ia mësojnë vlerën parasë dhe këtë gjë mund ta bëjnë vetëm nëse përpiqen ta fitojnë vetë atë.

Lër një koment