24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Fitoi zgjedhjet në Tuz, flet Gjeloshaj

spot_img

Kryetari i zgjedhur në Komunën në Tuz, Nik Gjeloshaj ka thënë se shqiptarët kanë rikthyer vetëbesimin dhe shpresën për të ardhmen. Këto deklarata, Gjeloshaj i ka bërë për gazetën prestigjioze ‘Evropë’. Më tej, ai tha se u angazhua me përkushtim për fitimin e komunës, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe premtuese për brezat e rinj

“Të gjendur përball kësaj sfide, vepruam në drejtim të unifikimit të spektrit politik shqiptar në këto hapësira. Iniciuam bisedimet dhe ia arritëm që të bashkojmë forcat të bindur se kjo është rrugëtimi më i sigurt drejtë fitores së shumëpritur”, u shpreh Gjeloshaj.

Kryetari i Tuzit ka renditur edhe sfidat që do përballet në të ardhmen.

“Vullneti i dëshmuar në zgjedhjet lokale, dëshira për të instaluar një pushtet shqiptar në krye të komunës të bindur se kjo duhet të jetë e ardhmja jonë, janë sfidat që duhet përballur por, edhe për të realizuar pikësynimet tona programore. Aq më parë pasi përgjegjësia bie mbi ne, sepse ne ishim ata që iu qasëm punës me përkushtimin më të madh në sensibilizimin e opinionit shqiptar, jo vetëm në trevën e Tuzit dhe të Malësisë”, përfundoi ai./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat