fbpx

Fiton miliarda, por nuk shkon t’i tërheqë

6220444-6392423-image-m-21_1542280971875.jpg

Ethet e lotarisë kanë përfshirë gjithë Bostonin pasi fituesi misterioz ka fituar 76 milionë pound, por që ende nuk dihet se kush është.

Dje, Lotaria Kombëtare EuroMillions njoftoi se fituesi kishte blerë biletën e tyre në rajonin e Bostonit dhe Skegness-it, duke nxitur thashethemet se mund të kishte qenë një pushues që vizitoi zonën.

Biletën fituese u ble për çmim të parë më 2 nëntor, e cila ishte rastësisht dita e fundit për të marrë pjesë në lotari.

Bileta mund të jetë blerë nga dikush që jeton në zonë, por mund të jetë blerë nga dikush nga zona të tjera të vendit.

Andy Carter, këshilltar i fituesve të lartë në Lotarinë Kombëtare, tha se ishte në ‘gatishmëri’ duke pritur që blerësi i biletës të shfaqej.

“Mezi presim të gjejmë blerësin e biletës që t’i japim shumën e fituar.

Ne po i nxisim të gjithë të kontrollojnë xhepat e rrobave të tyre, kuletave, çantave, në pjesën e prapme të divanit dhe kudo që një biletë e zhdukur mund të fshihet. Dikush mund të jetë i ulur mbi një pasuri”-tha Carter.

Përputhja e pesë numrave kryesorë dhe e dy numrave të fatit ka çuar në fitimin e xhekpotit prej 76 369 806 paundësh në 2 nëntor.

Nëse mbajtësi i biletës nuk shfaqet deri në 1 maj, çmimi do të shënojë xhekpotin më të madh të papretenduar në Britani.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *