Fjalët e fundit të George HW Bush

s078010470.jpg

Ish-Presidenti George HW Bush ka shkëmbyer fjalët e tij të fundit në një telefonatë me djalin e tij, ish-presidentin George W Bush.

Në bisedën e tyre në telefon, djali i tha George Bushit se ai kishte qenë një “baba i mrekullueshëm”.

Përgjigja e babait të tij dhe fjalët e fundit ishin: “Edhe unë të dua”.

Fjalët e fundit të presidentit Bush u raportuan për herë të parë nga The New York Times.

Në orët e tij të fundit, Bush u pyet nëse ai donte të shkonte në spital, sipas një burimi të njohur me bisedën. Ai ishte shtruar në spitale disa herë këtë vit që nga vdekja e gruas së tij Barbara Bush më 17 prill dhe kishte patur probleme shëndetësore gjatë viteve të fundit, duke përfshirë edhe një formë të sëmundjes së Parkinsonit.

Ish-Presidenti u përgjigj: “Jo, nuk do të shkoj në spital”.

Në vend të kësaj, Bush tha se ishte gati të shkonte te Barbara, gruaja e tij 73 vjeçare dhe vajzën e tyre të ndjerë, Robin, e cila vdiq nga leuçemia që fëmijë.

Bush, 94 vjeç, vdiq të premten vonë në shtëpinë e tij në Houston, i rrethuar nga familja e tij, duke përfshirë djalin e tij Neil Bush dhe nusen Maria, mikun e tij më të mirë dhe ish-sekretarin e shtetit James Baker dhe nipin Pierce Bush.

“Ishte shumë emocionuese. Ishte një moment i mrekullueshëm.  Ai u largua me përqafimin e dashur të familjes, ishte një kohë plot lutje dhe e pabesueshme. Ne ndihemi jashtëzakonisht të bekuar që ishim në gjendje të dëshmonim largimin e tij”-u shpreh djali i tij Neil.

Homazhe në nderim të Bushit do të mbahen në Katedralen Kombëtare në Uashington dhe në Kishën Episkopale të Shën Martinit në Hjuston.

Bush do të varroset në Teksas, së bashku me gruan e tij dhe vajzën Robin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303