Fjalët e rënda që Kryemadhi i tha Ramës

monika-1-1-746x450.jpg

Vazhdon seanca pralamentare e ditës së enjte. Pas vesëve ka ardhur një fjalim i ashpër i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Monika Kryemadhi, deklaroi nga foltorja e kuvendit se sot Shqipëria qeveriset nga një i çmendur.

Ajo tha se Ministrja Nikolla e cila po kërkon të largohet një orë e më parë nga institucioni, po mbahet peng nga Edi Rama.

‘Ne duhet ti kërkojmë kartelën shëndetësore çdo njeriu, që do të drejtojë këtë vend. Më vjen keq për zyshën time Lindita Nikollën, e cila është dendur me ilaçe dhe po pret të largohet nga institucioni që drejton për të mos mbajtur në shpatulla gjithë këtë presion,  po mban mbi kurriz 140 mijë studentë sepse nuk i do Edi Edit. Nuk mund të durojnë dot më socialistët shqiptarë arrogancën e një të çmenduri’, deklaroi Kryemadhi.

Gjithashtu ajo shprehu keqardhje për katandisjen e Partisë Socialiste, ku ajo kishte kaluar ditët më të bukura të jetës së saj. /Real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303