Fjalimi në Kuvend/ Berisha i bën bilancin pasurisë së Ramës

Screenshot_4-27.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën para pak minutash në seancë plenare dhe akuzoi Ramën se po i mashtron studentët.

Berisha përshëndeti revoltën e të rinjve. Ai bëri publike edhe deklaratën e pasurisë së kryeministrit Edi Rama, i cili deri në vitin 2008-të nuk kishte deklaruar asnjë pasuri, ndërsa sot jeton në një vilë luksoze në Surrel.

‘Përshëndes studentët e Vlorës për leksionin që i dhanë kryemashtruesit. Përshëndes studentët e Elbasanit që i thanë nuk ke vend në Elbasan. Përshëndes studentët e mjekësisë që i mbyllën dyert kryekreut të krimit. Përshëndes qindra mijërat studentët që janë sot në grevën më të madhe që nga viti 1991. Flamuri i tyre është flamuri i shpresës mjerë ju ku do të shkoni, asgjë nuk mund të ndalë uraganin rinor të studentëve shqiptarë. Përballë këtij uragani qëndrojë korruptorë, ata të cilët janë përgjegjës për dëmin e arsimit shqiptarë, qëndron ai që vodhi paratë e buxhetit, qëndron ai së bashku me tjetër që i bënë paratë vila, paratë e taksapaguesve. Dil dhe thuaji studentëve ministre se si e ndërtove vilën, shko thuaju studentëve se ke shpenzuar 15 milionë euro për rikonstruksionin e godinës. Shko thuaju studentëve se pse bllokove për 3 vite me radhë masterat. Thirre atë Gramoz të vijë përballë, jo të më sjellë mesazhe nga Vlora. A e patë se çfarë i bëri lab trim, kur i tha se ku i gjete paratë për vilën e Surrelit. I dashur student po të jap të dhënat që ka dhënë vetë kryehajduti i Surrelit, në 2004 në ILDKP-, ai nuk ka deklaruar asnjë qindarkë kesh, në 2005-n asnjë konto bankare, në 2006-n nuk deklaron asgjë, as kursime as dhurata as prona, Edi Rama në 2008-të llogari bankare në Credins, 40 mijë 938 lekë, 2937 euro, ja ku e keni pronarin e sarajeve të Surrelit. Në 2009-n ja ha miu lekët, zbresin llogaritë, nga 3 mijë euro mbeten 1324 euro, prandaj shkon nga salla në sallë, njëherë bën manjakun dhe njëherë banditi, por ai e di se çfarë e pret. Nga doli vila, Ulsi thuajua pak studentëve të Dibrës ti. Prandaj studentët nuk ju besojnë, ju ka ardhur fundi gënjeshtrave tuaja’, tha ndër të tjera ish-Kryeministri. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303