fbpx

Fjalori banal në Kuvend/Reagon ashpër Edi Rama

rama-4.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas fjalorit që përdori sot në Kuvend. Rama iu referua veçanërisht debatit mes tij dhe Sali Berishës.

Rama ka kërkuar ndjesë për sëkëlldinë që është krijuar, ndërsa e cilëson Sali Berishën si kufomë politike.

Populli thotë ‘kush le me qenin ngrihet me pleshta’. I marri, rrugaçi dhe i dehuri ka arritur të marrë edhe formë deputeti tek ne dhe shfaqet për turpin e të gjithëve. E kam gozhdë që në atë Kuvend nuk jam i sfiduar nga inteligjenca. E kam  pyetur veten miliona herë se çfarë duhet bërë për të shmangur këtë. Ndjesë për sëkëlldinë që është krijuar. Nuk e di sesi i dilet kësaj historie. Ka ikur koha kur prishte punë ajo kufomë politike. Kjo tokë ka parë shumë të paudhë, por kurrë nuk e ka mbajtur mbi shpinë një si kur farë burri pa din e pa iman. Komunist i llojit më të zi’ shprehet Rama./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303