fbpx

‘Fjeta dy ditë në makinë’/ Dëshmia tronditëse e vrasësit të biznesmenit në Himarë

Ditën e sotme Gjykata e Vlorës ka dhënë burg pa afat për Kliti Lekën, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Niko Goro në Himarë tre ditë më parë.  Në dëshminë e tij tronditëse vrasësi ka pranuar gjithçka.

“Prej dy ditësh kisha shkuar në Himarë me një automjet të marrë me qira në Tiranë. Gjatë këtyre dy ditëve kam fjetur në makinë. Pasi kam parë Nikollaq Goron, e kam ndjekur nga pas dhe në momentin që ka zbritur nga makina dhe është drejtuar te marketi i motrës, kam zbritur dhe e kam qëlluar disa herë me armë zjarri. Më pas jam larguar me makinë dhe jam futur në zonën e Livadhit, ku kam hedhur çelësat në det dhe jam larguar drejt vendit të njohur si “Prozhektori”, vend ku më pas më ka kapur policia”.