fbpx

Fjolla Morina merr dhuratë makinën luksoze

Këngëtarja e njohur e cila njihet për stilin e saj provokativ Fjolla Morina duket se është surprizuar së fundmi.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë disa imazhe ndërsa pranonte një dhuratë luksoze.

Bëhet fjalë për një veturë të tipit “Audi Q7”, pamje të së cilit këngëtarja i ka ndarë me ndjekësit e saj.

Në videon e publikuar, ajo shihet e entuziazmuar, teksa në mbishkrim ka bërë të ditur se është dhuratë për të.

Nuk i dihet ende se kush ishte dhurues i një dhurate kaq luksoze, por Fjolla po e shijon një të mirë të tillë.