fbpx

Fjolla nxorri foton me Fisnikun, shan e mallkon ish-gruaja e tij: Atyre që shkatërruan familjen, marrshin nga jeta vetëm…

Pak pasi Fjolla Morina publikoi foton krah të dashurit me të cilin do martohet, ka ardhur dhe reagimi i ish-gruas së këtij të fundit me të cilin kanë 2 fëmijë.

“n’Zoom.bitz” ka siguruar disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve të Fisnikut, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen.

Po e njëjta media shkruan se bashkëshortja e Fisnikut ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës.

“Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”.

Nuk dihet ende nëse ata janë divorcuar apo jo, por edhe Fjolla pak ditë më parë reagoi ashpër në rrjetet sociale duke shkruar se mediat po shkatërrojnë familjen e një njeriu që s’ka lidhje me të.