Fjoralba Ponari bashkon forcat me Lyrical Son

fjoralba-dhe-lyrical-son-.jpg

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari, do bëhet pjesë aktive e tregut të muzikës dhe shumë shpejt do të vijë me një album të sajin.

Fjoralba do të jetë nën menaxhimin e reperit të njohur MC Kresha.

Ajo publikuar një foto në Instagram, ku shihet me Lyrical Son në një studio muzikore, teksa krahas fotos ka vendosur disa pikëpyetje.

Fansat e saj menjëherë kanë vërshuar në urime për bashkëpunimin, të cilat moderatorja nuk ka ngurruar t’i pranojë, duke lënë të kuptohet se “PO” po vijnë së bashku me një duet.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303