Flamuri shqiptar prek pikën më të thellë të oqeanit

Një eksplorues amerikan gjeti mbetje plastike në oqean, ndërsa ishte zhytur për të thyer rekordin e zhytjes më të thellë në botë në Oqeanin Paqësor.

Ai në krah kishte pesë simbole, duke përfshirë flamurin e Kombeve të Bashkuara, por edhe flamurin shqiptar.

Shqiponjën kuqezi mund ta gjeni në shumë vende të botës, por pakkush ka pritur që atë ta gjeni edhe në pikën më të thellë të detit. Flamurin kombëtar shqiptar në pikën më të thellë të detit e dërgoi amerikani Victor Vescovo (53), me zhytjen e tij të fundit.

Eksploruesi amerikan ka thyer kohët e fundit rekordin për zhytjen më të thellë ndonjëherë.

Ai u zhyt në kanalin Mariana, pjesa më e thellë e oqeanit, gati njëmbëdhjetë milje nga zhytja, raportojnë mediat e huaja.

 

Amerikani kaloi katër orë në det, duke eksploruar terrenin e largët e të errët, thuhet në raportimin e BBC-së.

Kjo është hera e tretë që njerëzit kanë arritur thellësitë ekstreme të oqeanit.

Vescovo tha:

“Është pothuajse e papërshkrueshme se sa i ngazëllyer jemi të gjithë në arritjen e asaj që kemi bërë. Kjo nëndetëse, së bashku me ekipin e ekspeditës jashtëzakonisht të talentuar, e çuan teknologjinë detare në një nivel të ri, duke zhytur me shpejtësi dhe vazhdimësi në zonën më të thellë dhe më të ashpër të oqeanit”-tha Victor.

Sa i përket ndotjes, prej kohësh mbrojtësit e mjedisit po mbajnë në vëzhgim Pirgun e Madh të Paqësorit, një masë gjigante mbeturinash plastike në verilindje të Oqeanit Paqësor me një madhësi tre herë më të madhe se sipërfaqja e Francës./real-news.tv