fbpx

Flasin mjekët: Ja pse ka rënë numri i të shtruarve në spital me Covid-19

koronavirusi-infektivi-urgjenca17-1-600x360.jpg

Sërish ka patur të infektuar me Covid-19 në vendin tonë mirëpo numri sa vjen edhe reduktohet.

Në harkun kohor të dhjetë ditëve të fundit burimet zyrtare të task-forcës shëndetësore kanë sinjalizuar 106 raste pozitiv me SARS COV 2 por kjo shifër nuk është reflektuar në rritjen e shtrimeve në spital dhe as me shtimin e rasteve të rënduara që llogariten në 3 deri në 4 pikë përqindje të totalit të personave të infektuar. Nisur nga ky fakt mjekë ekspert nga dy spitalet infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ thanë për ‘News 24’ se të paktën 20% e të prekurve me SARS COV 2 duhet të kishin kërkuar shërbimet spitalore bazuar në një mesatare të rajonit të rasteve të hospitalizuara. Por kjo nuk ka ndodhur aspak në Shqipëri ku nga data 15 maj e në vijim numri i të shtruarve me COVID-19 në vend të rritjes me disa fish ka pësuar rënie nga 19 në 16 të shtruar. Sipas mjekëve ky tregues ka vetëm një shpjegim se virusit i ka rënë forca për të shkaktuar komplikacione vdekjeprurëse.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303