fbpx

Flet ambasadorja Yuri Kim: Do bëjmë gjithçka, e duam Shqipërinë në BE

Pas negociatave për reformën zgjedhore që zgjatën thuajse 9 orë, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, ka dhënë detaje për mediat.

“Ka qenë e vështirë për të gjitha palët e përfshira. Të gjithëve u është kërkuar të japin në mënyrë që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është miku dhe aleati ynë.

Qëllimi ynë sot dhe nesër, se do ritakohemi nesër, është se Shqipëria do përmbushi rekomandimet e ODIHR që të jetë anëtar me të drejta të plota në BE. Nëse konsensusi për këto pika për të cilat ODIHR ka thënë nuk arrihet, palët nuk duhet të vazhdojnë më me këto kërkesa.  Sikurse e kam thënë, ne duam që Shqipëria të jetë në Europë. Kjo është dëshira e SHBA dhe e shqiptarëve. Ne do të bëjmë gjithcka që kjo të arrihet”, tha ndër të tjera ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim.