Flet biznesmenia që ra pre e dhunës: Autori është nipi i burrit, ja si nisi konflikti…

hqdefault-1-480x360.jpg

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Lazarat të Gjirokastrës, aty ku një biznesmenë u dhunua nga nipi i bashkëshortit të saj.

Lavdie Buzheri nga spitali rajonal i Gjirokastrës duke folur për mediat tha se ajo është dhunuar për shkak të një konflikti në kompaninë e saj të prodhimit të telave.

“Po ngarkohej një makinë dhe i filmova. I thashë mos ngarkoni se është malli i kompanisë sime, kam një fabrikë ku prodhoj rrjeta teli. Jam administratore. Ata u futën me forcë. Jemi në proces gjyqësor me ta. Është firma, prona dhe puna ime.

Ata e morën me forcë, u futën me forcë. Ka disa kohë që ka nisur ngjarja, që në gusht. Jam dhunuar dje rreth orës 10:00. Pashë makinën time në punën dhe biznesin tim. Mora telefonin dhe shkova tek puna, mora edhe një polic privat të cilit i thashë do bëj foto dhe më tha bëj. U futa brenda, bëra foto.

I thashë tregtarit të shkarkonte mallin por nuk pranoi. I thashë punëtorit, vëllait të atij që më dhunoi, çfarë po bën, mos shit mallin e firmës sime, sepse nuk është malli jot. Vazhdoi punën, e shiti dhe makina u largua. Unë shkova në zyrë dhe u ula në tavolinë. Aty erdhi zotëria që më dhunoi. Është nipi i burrit.

Më kapi më mbërtheu dhe më kërkoi të dal jashtë. I thashë nuk po bëj asgjë të keqe, thjesht jam në punën time, në zyrën time. Filloi të më qëllojë, të më zhveshë rrogat, të mi grisë. Qëlloi ku të mundte me shqelma, me grushte. Në prezencë ishte edhe vëllai i tij, i cili bënte sehir sesi ai më qëllonte, më dhunonte.

Më qëlloi sa më qëlloi, pastaj mora telefonin që të merrja policinë, por ma bëri copë-copë. Ai doli jashtë të fliste në telefon, ndërsa unë mora rrobat të shqyera, i vesha dhe dola jashtë. I foli policit të më mbyllte derën që të mos dilja jashtë. Më mbërtheu prapë, por arrita të ikja dhe dola tek dera.

Pastaj së bashku me policin zunë derën, tentova të hap derën por nuk e hapën. Nga tronditja më ra të fikët, nuk e di çfarë ndodhi më pas. U zgjova pasi më hodhi ujë dhe e hapi derën. Siç isha në atë gjendje ngrihem dhe iki në shtëpi”, tha ajo.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303