fbpx

Flet edhe deputeti Maliqi, deklaron votën e tij për Reformën Zgjedhore

Edhe deputeti tjetër i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, ka dalë para mediave dhe ka deklaruar votën e tij pro marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.  Ai u bëri thirrje deputetëve që janë kundër që të mos lejohen të përdoren dhe se duhet të votojnë që të shkohet në zgjedhje.

“I mbyturi i thotë popullit u mbyt. U bëj thirrje edhe të tjerëve që të mos përdoren. Të dëgjojmë ndërkombëtarët dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Të vijmë sa më shpejt dhe votat janë. 11 deputetë të tjerë do votojnë. Vendi është në krizë dhe me këto pagat e listës është akoma më në krizë. Reforma Zgjedhore është një nga kushtet dhe duhet realizuar,“- tha Maliqi ndër të tjera.