fbpx

Flet i mbijetuari pas fundosjes së varkës në det: Djali u përpoq të shpëtonte nënë por…

Varka iu fundos nga stuhia  e madhe dhe 3 persona kanë arritur që të shpëtohen nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Himarë pasi rrezikonin të mbyteshin.

Një nga të shpëtuarit,  Fatjon Resulaj ka bërë me dije disa detaje të tmerrshme lidhur me ngjarjen që kaluan.

“U nisa në 6.00 sot nga Moli i Himarës. Ishte fillimisht koha e mirë, ndërsa për 10 minuta u bë ciklon me shi dhe përmbysi varkën. Ne e pamë nga larg dhe ishte vonë. Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij. Zonja është e humbur dhe vazhdojnë kërkimet.

Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”, tha i mbijetuari Resulaj.