fbpx

Flet i plagosuri në protestë: Do marr pjesë sërish, edhe sikur të jem me paterica

plagosuri.jpg

Ened Bostani është një ndër të plagosurit në protestën e djeshme të opozitës para Kuvendit. Në një prononcim për RTV Ora, 29 vjeçari tregon si u plagos.

“Isha duke filmuar protestuesit me telefon tek hyrja e  parlamentit me kurriz nga policia. Aty  rashë në tokë, nuk pash gjë.  Shkova në spital ku më dhanë ndihmën e shpejtë. Në këmbë kam marrë pjesë metalike që mi fshehën në spital.”

Bostani, i cili është kthyer nga emigrimi tre vite më parë tregon se nuk do të heqë  dorë nga protesta.

“Do të marr pjesë prapë në protestë edhe sikur me paterica të shkoj. Kam qenë emigrant dhe jam kthyer por tashmë jam emigrant në shtetin tim.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303