fbpx

Flet kirurgu: Kujdes nga hedhjet në det, shkaktojnë paralizë

2754845866_7a92ccf2b3_b.jpg

Pushuesit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e zhytjes në ujë të cekët dhe rreziqet që paraqesin parqet ujore, sipas një kirurgu.

“Një moment i çmendurisë” mund të çojë në dëmtime të mëdha dhe paralizë, të cilat shpesh nuk kanë kthim mbrapa- thotë Evan Davies, nga Spitali Universitar i Southamptonit.

Kohët e fundit, ai operoi mbi një pacient i cili kishte copëtuar lëkurën e shpinës, duke u zhytur në shkëmbinj të fshehur në Kroaci.

Një tjetër burrë lëvizi rruazat në qafë në një rrëshqitëse uji në Spanjë.

Davies, një kirurg konsulent u bëri thirrje njerëzve që shkojnë me pushime të kujdesen për rreziqet e mundshme, sepse “jeta mund të ndërrojë kahet në çast”.

Mesazhi im do të ishte të kujtojmë se paralajmërimet shëndetësore nuk do të jenë të larta në axhendën e shumë atraksioneve dhe destinacioneve të pushimeve dhe, në shumë vende, rregulloret dhe monitorimi mund të ndryshojnë shumë” tha ai, duke paralajmëruar për kujdes të shtuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303