Flet mjekja shqiptare e infektuar me koronavirus në Itali: As nuk krahasohet me…

dok-1585253636-1-600x347.jpg

Mjekja shqiptare në Itali, Blerina Suli, ka treguar për emisionin “Opinion” se infektimi me COVID-19 nuk krahasohet me gripin e thjeshtë. Ajo është prekur vetë nga sëmundja e re dhe tregoi se është lehtësisht i përballueshëm, sidomos për moshën e saj. “Dhimbje gjoksi nuk kam pasur dhe një temperaturë maksimale 37.2. Ishte lehtësisht i përballueshëm, sigurisht nuk mund të krahasohet me gripin e thjeshtë. Nuk është realisht një grip i thjeshtë sepse simptomat janë më të forta, por mund të them që për grupmoshën time janë lehtësisht të përballueshme. Unë jam 36 vjeç dhe nuk kam asnjë problem”, tha ajo.

Suli tregoi se fillimisht ka pasur simptoma shumë të lehta, ndërsa më pas gjithçka ia la vendin një lodhjeje të madhe. “Fillimisht ishin simptoma shumë të lehta, kisha pak kollë, shumë pak hundët e zëna, por ditët në vijim kolla u shtua. Temperaturë nuk kam pasur. U shtua dhimbja e kyçeve, e të gjitha muskujve, një lodhje shumë e madhe, dhimbje koke, aq sa shpesh herë më dilte dhe gjumi natën. Ajo që ka dhe pjesa më e madhe e personave të tjerë kam humbur ndjesinë e të gjitha erërave. Nuk ndjeja aroma, shijen e kam akoma”, tha Suli.

Mjekja u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa sqaroi se nëse infektohesh me koronavirus nuk do të thotë domosdoshmërisht të kalosh në trajtim të specializuar. Sipas saj një pjesë e madhe e njerëzve marrin trajtim në shtëpi, siç është edhe rasti i vetë Sulit. “Jo detyrimisht të prekesh me COVID do të thotë që ti të intubohesh. Ne jemi shumë kolegë të infektuar, por vetëm një është i shtruar. Jo detyrimisht COVID do të thotë intubim, unë jam në shtëpi, e kam kaluar. Nuk është e barasvlefshme me vdekje, apo intubim, apo situata të tilla ekstreme”, tha Suli.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303