Flet mjeku, shpjegon arsyen përse dridhej Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte dridhje të dukshme të trupit gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentit të ri ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Berlin.

Në pamjet e publikuara kancelarja “lufton” të ndalojë dridhjet e vazhdueshme.

Jakob Berger, mjek i përgjithshëm dhe kryetar i distriktit të Shoqatës së Doktorëve Bavarez, thotë se s’ka asgjë shqetësuese.

“Nuk ka asgjë serioze dhe nuk rezulton me asnjë sëmundje serioze. Thjesht një dehidrim, mungesa e ujit. Në Berlin tani është shumë nxehtë tani dhe një grua si Angela Merkel me siguri se ka një stil jetese mjaft stresues. Pra, kjo nxit një humbje të elektrolitës në trup. Dhe kjo nga ana tjetër mund të çojë në shtrëngime dhe dridhje të pakontrolluara”, tregoi mjeku.

Edhe vetë Merkel ditën e djeshme në konferencën e përbashkët me presidentin ukrainas, deklaroi se shkak ka qenë dehidratimi i trupit. Termometri në ato momente shënonte 30 gradë celsius. Pyetur nga gazetarët për gjendjen e saj shëndetësore, Merkel, 64-vjeç tha se e mori veten, pasi konsumoi 3 gota ujë që i kishte të nevojshme./real-news.tv/