Flet nëna e Klodian Rashës: Ia dhashë vetë lekët e cigares, në orën 4 më thanë se..

klodian-rasha.jpg

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot familjen e Klodian Rashës së bashku me ministren Elisa Spiropali.

E pranishme në vend ngjarje ishte dhe gazetarja Sidorela Gjoni e cila dha detaje nga ajo se çfarë kishte biseduar me të ëmën e Klodianit.

E ëma i tha se si ishte ajo vetë që i kishte dhënë lekët të dilte të blinte cigare. Ajo tha se ai kishte kartën e identitetit dhe telefonin, dhe se ai kishte dy hurma në dorë .

E ëma tha se ajo e ka parë momentin kur ai ka dalë po pastaj ka fjetur duke menduar se ai ishte kthyer, deri kur në orën 4 të mëngjesit i komunikuan se ai kishte humbur jetën .

E ëma tha se ai është më i urti dhe më i qeti nga 3 djemtë që ka, dhe nuk e imagjinon dot që të kishte armë, sepse përherë ka pasur frikë nga policia, dhe prandaj ajo mendon se kjo ka qenë arsyeja e panikut të tij.

Ndërkohë që ai nuk kishte as maskë, pasi ajo thotë se ai shprehej shpesh se i merrte frymën./ Marrë nga Top Channel

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303