Flet për turizmin, ironia therëse e Ramës

Kryeministri, Edi Rama, ditën e sotme ka qenë i pranishëm në Ishull-Lezhë, në kuadër të prezantimit për Festat Lokale të 2019 në këtë zonë. Në fjalimin e tij hapës, Rama ka thënë se këtë vit numri i turistëve është rritur me 10% në Mars dhe po ashtu me 10% të tjera në muajin Prill.

Ndër të tjera kryeministri ka thumbuar edhe opozitën që prej kohësh proteston kundër qeverisë. Rama ka thënë se protestat e opozitës mund të futen në një guidë turistike.

“Mbase bëjmë një vend që ofrojmë turizëm protestash, mund të jetë një nga atraksionet tona. Duke qenë se janë protesta me orare dhe vende të caktuara dhe skenografinë për të impresionuar njerëz, fare mirë mund të përfshihen në kalendarin turistik. Pavarësisht se është risku për tu marrë si protestues dhe rritet artificialisht pjesëmarrja”. ka deklaruar Rama. /Real-news.tv/