Flet Silva Bino: Koronavirusi nuk është sëmundje e tmerrshme, por…

Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik Silva Bino në një deklaratë për mediat foli në lidhje me masat që janë marrë për të parandaluar përhapjen e virusit në vendin tonë, pas dy vdekjeve në Itali.

“Janë përforcuar masat në kufij. Ju bëj thirrje qytetarëve që udhëtojnë qoftë nga vënde si Italia dhe Kina të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim shëndetësor. Deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar të prekur nga koronavirusi.

Kemi të gjitha pajisjet për të kryer diagnozën. Nuk ka vend për panik duhet kujdes makismal me higjenën vetjake. Duhet të jemi vigjilentë për veten dhe të afërmit. Ruani higjenenën personale. Është virus i thjeshtë, që përhapet si gripi. Njerëzit që udhëtojnë jashtë vendit të tregone të kujdesshëm.

Gjatë gjithë kohës kam marrë telefonata dhe është normale që njerëzit të kenë frikë, por jo të jenë në panik sepse vret më tepër. Kini besim tek struktura dhe tek ne sepse po ndjejmë veten të dyshuar për çdo gjë që bëjmë.”- u shpreh Bino.

A janë kontrolluar ato që kanë ardhur nga Kina?

Jo të gjithë ato që ju keni intervistuar kanë qenë në Kinë, kush ka qenë në zona të rrezikshme është futur në karantinë për t’u kontrolluar për 14 ditë.

Masat mbrojtëse për mjekët?

Masat e mbrojtjese në pikat kufitare, mjekët janë për të intervistuar dhe për të gjykuar dikujt që mund ti vijë në ndihmë. Ato nuk e kanë nevojë të vishen si astronaut, të cilat parandalojënë spërklat. Ky është një virus që përhapet nëpërmjet spërklave.

Simptomat dhe çfarë duhet të kemi parasysh?

Simptomat janë shumë të ngjashme me simptomat e gripit. Ajo që është e rëndësishme është historia e udhëtimit. Nuk është një sëmundje e tmerrshme, përhapet shpejt, ka një vdekshmëri 2%, pra jo të lartë. Çdo njeri nuk duhet të neglizhojë shenjat e tij, sidomos të frymarrjes. Nuk duhet të dyndemi nëpër urgjenca, sepse rrezikon të përhapet.Konotaktoni 127 për çdo shqetësim”- tha Bino.