Fletët e votimit në Vaun e Dejës, KQZ përgënjeshtron PD-në

KQZ ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga PD në lidhje me zëvendësimin e fletëve të votimit në Vaun e Dejës.

Përfaqësuesja e KQZ, Drilona Hoxha ka thënë në një deklaratë për media se fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene e cila u kontaktua nga KQZ pas ngjarjes së ndodhur në KZAZ 6.

“Në procesverbalin e doganës në 30 qershor në 2:30 të mëngjesit shkruhet procedura e transportit të fletëve të votimit. Mjeti u regjistrua nga kompania TIMS në orën 01:58 minuta dhe fletët e votimit u kontrolluan nga punonjësit e KQZ. Pas marrjes së dakordësisë është aplikuar procedura e deklarimit të thjeshtuar. pas kësaj procedure mjeti i është dorëzuar punonjësve të KQZ. Kjo procedurë ka përfunduar në orën 02:15 të mëngjesit. Fletët e votimit kanë mbërritur në Shkodër dhe shpërndarja e tyre ka përfunduar në orën 06 të mëngjesit, për të qenë gati para nisjes së orarit zyrtar të votimeve”, tha Hoxhaj./real-news.tv