Flokët e nënës dhe lidhja me depresionin pas lindjes

Mund të duket e pamundur që flokët e gruas të na tregojnë nëse ajo vërtet vuan nga depresioni pas lindjes por realisht mund të na tregojnë shumë. Sipas ekspertëve tashmë është e mundur të vërtetohet mundësia e depresionit pas lindjes edhe nëpërmjet matjes së hormonit të stresit (kortizoli) nëpërmjet flokëve të gruas që në shtatzëni, duke qenë se hormoni i stresit prodhohet nga gjendrat mbiveshkore.

Janë analizuar 44 gra shtatzëna të ndara në dy grupe. Në një grup gjendeshin gratë që kishin filluar që në shtatzëni të shfaqnin shenja të depresionit dhe nga grupi tjetër ndodheshin gratë që dukeshin të qeta. Tek to është bërë analiza e flokëve gjatë dhe pas shtatzënisë.

Është vënë re se tek gratë që janë prekur nga depresioni pas lindjes niveli i kortizolit tek flokët ka qenë më i lartë në trimestrin e parë dhe të tretë.

Ky studim ishte pjesë e projektit të quajtur “Gestastress”, që ka si qëllim të provonin edhe efektet e stresit të nënës në zhvillimin neurologjik të fëmijës si edhe në raportin që do të krijohet mes nënës dhe tij.

Bëhet fjalë për një studim të rëndësishëm pasi sipas tij do të bëhet e mundur ndërhyrja në kohë tek gruaja për të mos u prekur nga kjo formë e depresionit.

Lër një koment