fbpx

Flokët me ngjyra, flet Sabiani: Ja kush më tregoi për reperin 6ix9ine

Këngëtari Sabiani ka bërë një ndryshim drastik në pamje, ku edhe ka treguar se kush e frymëzoi.

Ai ka bërë një tranformim total të flokëve me të cilat i ngjan reperit të njohur Tekashi 69. I pyetur nga “Panorama Plus” se si i lindi ideja për të bërë një ndryshim të tillë drastik në pamje, Sabiani tha se ideja erdhi nga vajza e tij Keisi.

“Të them të drejtën, as e njoh fare reperin 6ix9ine, por vajza ime Keisi më tregoi flokët e tij dhe më pëlqyen shumë. Çudi si s’më kishte shkuar ndërmend më parë”, tha ai, ndërsa shtoi se për ti bërë flokët me këto ngjyra i janë dashur 6 orë. “Është kaq gjë e thjeshtë dhe e bukur. Edhe pse për këtë ndryshim të ngjyrës m’u desh të shpenzoja 6 orë”, shtoi Sabiani.